CoVid-19 - Të shëruar

152 persona shërohen nga COVID-19

Në një konferencë të mbajtur nga Ministria e Shënetësisë janë bërë publike rastet e fundit të personave të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 152 pacientë kanë arritur që të shërohen nga virusi COVID-19.

Sipas Naser Ramadanit nga IKSHPK, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 4 mijë e 730 persona të shëruar ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3 mijë e 588 raste.

IKSHPK ka bërë të ditur se 224 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 në mostrat e marra në 24 orët nga IKSHPK.

224 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit