152 pacientë me COVID-19 në Kosovë janë me oksigjeno-terapi

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë duke marrë 236 pacientë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 232 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.

152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, prej të cilëve në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë, njoftohet tutje.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme sipas ShSKUK është: Klinika Infektive, 87 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë, Spitali i Prizrenit, 15 pacientë, Spitali i Pejës, 23 pacientë, Spitali i Gjakovës, 20 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë, Spitali i Ferizajt, 7 pacientë, Spitali i Gjilanit, 20 pacientë.

Sipas të dhënave zyrtare, në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 32 mijë e 906.