15 vjeçarja dyshohet se u dhunua seksualisht në Viti

30 ditë paraburgim i është caktuar të pandehurit E. H. Nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan për veprën penale dhunim.

Gjykata në Gjilan ka njoftuar se ndaj të pandehurit është caktuar masa pasi që ekziston dyshimi se i njëjti më 13 prill të këtij muaji rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar një të mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

“Me këto veprime i pandehuri E. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi”, ka njoftuar gjykata.

Sipas njoftimit, Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.