Ilustrim: Pixabay

15-vjeçarja bëhet nënë në Prizren, bashkëjetonte me një person me të cilin kishte diferencë të madhe në moshë

Policia e Kosovës njofton se një vajzë 15-vjeçare ka lindur një fëmijë në Repartin e Gjinekologjsë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, e mitura ka qenë duke jetuar në fshatin Matvecë, në bashkësi jashtëmartesore me një person të rritur, me të cilin ka një diferencë të madhe në moshë.

E mitura është dërguar në spital më 18 korrik. Më pas patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, prej nga kanë marrë informacione.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur një rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Për këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe janë mbledhur provat dhe dëshmitë e nevojshme.

Rasti shkon me procedurë të rregullt dhe po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.