COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

15 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 37 raste të reja me Covid-19, nga 3,143 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kanë vdekur 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 69 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 776,674 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 155,063, numri i të shëruarve është 146,869, i të vdekurve është 5,311, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2,883./RTV21