15 raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

15 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë nga 1,713 mostra të testuara, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me coronavirus.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thuhet se 67 pacientë janë shëruar nga infeksioni.

Përveç uljes së jashtëzakonshme të rasteve në krahasim me disa muaj më parë, në Kosovë është ulur dukshëm edhe numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në nivel vendi janë 186 raste aktive.

SARS-CoV-2 nga marsi i vitit të kaluar deri më tani ka prekur 107,610 qytetarë, prej tyre 2,250 kanë vdekur ndërsa 105,174 janë shëruar.

Në Kosovë dje ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19 përderisa fushata e imunizimit ka filluar më 29 mars 2021 dhe deri më tani janë vaksinuar 110,097 qytetarë, 13,149 prej tyre tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit.