Coronavirus

15 qytetarë rezultojnë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Nga 1 mijë e 440 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 15 kanë rezultuar të infektuara me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar poashtu se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me SARS-CoV-2, përderisa janë shëruar tetë qytetarë të tjerë.

Aktualisht në nivel vendi janë 330 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në nivel vendi janë shënuar 161 mijë e 31 qytetarë raste pozitive me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 982 kanë vdekur ndërsa janë shëruar 157 mijë e 719 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit, ministria e shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë janë vaksinuar 2 mijë e 499 qytetarë.

Nga fillimi i vaksinimi e deri më tani 757 mijë e 103 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person llogaritet i vaksinuar pas marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19.