Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë nga COVID-19.

Sipas njoftimit të Spitalit aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19.

Ndër pacientët e infektuar, 2 janë në respiratorë, 41 po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërsa sipas njoftimit 15 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Spitali ka njoftuar se nga personali i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.