
15 nxënës e mësues janë vrarë në një shkollë fillore në Teksas
24.5.2022 - 23:36
Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë fillore në Teksas.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se sulmuesi vrau 14 nxënës dhe një mësues.
Sulmuesi në shkollën fillore është një 18-vjeçar nga Uvalde, thotë guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.
“Besohet se ai e braktisi automjetin e tij dhe hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një armë, gjithashtu ai mund të ketë pasur një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar sipas raportit më të fundit”, tha ai./CNN