145 sera për fermerët e Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se kjo komunë do t’u dalë në ndihmë fermerëve të këtij regjioni.

Tahiri ka bërë të ditur se do të shpërndahen 145 sera për fermerët vushtrrias.

Sipas njoftimit, serat janë të pajisur me sistemin e ujitjes dhe rezervuaret e ujit.

Tahiri kishte shkruar se edhe në kohën e pandemisë së coronavirusit duhet të kemi kujdes që të shtohen prodhimet bujqësore.