
Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020
144 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK, dy në gjendje të rëndë
Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 144 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit, përveç Klinikës Infektive edhe Mjekësia Sportive me Klinikën e Pulmologjisë janë duke trajtuar pacientë me COVID-19.
“Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitiv”, thuhet në njoftim.
Në mesin e këtyre pacientëve dy janë në gjendje të rëndë.
Sipas QKUK-së, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
3508 persona janë të infektuar me COVID-19 në nivel vendi, 1902 janë shëruar dhe 75 të tjerë kanë vdekur.