142 persona të shëruar nga COVID-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë nga COVID-19 derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 48 raste pozitive nga 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.