COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

141 persona të shëruar nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 141 persona, të cilit ishin të infektuar nga COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje po ashtu është bërë e ditur se sot janë shënuar edhe 66 raste të reja me COVID-19 si dhe asnjë viktimë.

Deri më tani në vendin tonë, numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.