Foto: NATO

14 vjet nga vdekja e Presidentit Rugova

 

Do të mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të tij veprës dhe jetës së ti

Sot u bënë 14 vjet që prej kur u nda nga jeta Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani dhe do të vizitohet familja Rugova, ndërsa LDK në ora 12:00 do të mbajë akademi përkujtimore./21Media