Ilustrim

14 vjeçari qëllohet aksidentalisht me pushkë gjuetie në Dragash

Një 14 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi qëlluar pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie.

Sipas raportit policor, këtë pushkë viktima e kishte në posedim me disa bashkëmoshatarë të tij.

Rasti ka ndodhur dje në Dragash rreth orës 15:30.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.