Foto: Getty Images

 14-vjeçari del para drejtësisë për vrasjen e shokëve në shkollën amerikane

Një djalosh 14 vjeç është përballur për herë të parë me gjykatën në seancën e parë pas akuzës për vrasjen e dy shokëve të klasës dhe dy mësimdhënës në një sulm me armë të gjatë në një shkollë të mesme në Georgia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

C. G., nxënë i së njëjtës shkollë, u arrestuar menjëherë pas vrasjes së kryer në ditën e mërkurë(04.09.2024) në shkollën e mesme Apalachee në Winder në afërsi të Atalantës.

Ai akuzohet me katër pika të akuzës për vrasje të shkallës së parë dhe do të gjykohet si i rritur. G., i cili ka dalë vetëm para trupit gjykues në seancë, ka dëgjuar pikat e aktakuzës të lexuara nga gjyqtari i rastit. Ai mund të dënohet me dënim maksimal me vdekje.

Babai i tij, C. G., është arrestuar gjithashtu në lidhje me vrasjen, dhe përballet me akuzat për masakër të pavullnetshme, vrasje të shkalles së dytë dhe mizori mbi fëmijët.

Gjatë seancës së parë dëgjimore të së premtes që nuk ka zgjatur shumë, gjyqtari Mingledorf II ka thënë se nëse i dyshuari dënohet, krimet e tij ndëshkohen me burgim me vdekje ose burgim të përjetshëm, me ose pa lirim me kusht.

Georgia është njëri prej shteteve që ende zbaton dënimin kapital.

Avokati i të dyshuarit nuk ka pasur kërkesë për mbrojtje në liri.

C. G., veshur me një kanotiere të gjelbër të errët, ka thënë shkurtimisht se e kupton pse është para trupit gjykues dhe se cilat janë të drejtat e tij.

Babai i tij, C. G., gjithashtu do të dalë të premten për herë të parë para drejtësisë.

Prokuroria e akuzon babanë se e “lejoi” të birin të mbante armë, dhe po heton nëse ai ia kishte dhënë armën e tij të gjatë AR-15 të përdorur në vrasje.

Ligji i Georgia ua lejon të dyshuarve prej moshës trembëdhjetëvjeçare që të gjykohen si të rritur varësisht prej krimit të kryer.

Kjo nënkupton se C. G. potencialisht mund të dënohet me dënim më të ashpëer nëse shpallet fajtor.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com