14 viktima, 395 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 14 persona kanë vdekur me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 245 pacientë të shëruar.

Nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinjë, informojnë se gjatë 24 orëve nga 3,595 testime të realizuara 395 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. RTV21