COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

14 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë për 24 orë

14 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit për shkak të infvektimit me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i ka publikuar rezultatet e mostrave të testuara për COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas këtyre të dhënave janë shënuar 555 raste të reja dhe janë shëruar 324 pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.