14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri total i vdekjeve ka arritur në 1.447 raste.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Kosova ka shënuar rastet e para me COVID-19 më 13 mars 2020.