Rritje e frikshme e vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë vdes personi i 989

Në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë vdekur 14 persona. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë thuhet se të vdekurit vijnë nga shtatë komuna të vendit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë testuar gjithsej 1.565 mostra prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste dhe 989 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.