14 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes nga COVID-19. Kështu njoftoi Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK, gjithashtu ka njoftuar se 277 persona kanë rezultuar pozitive me COVID-19 përderisa 411 persona të tjerë janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.

277 raste pozitive në 24 orët e fundit me COVID-19

 

www.kallxo.com