COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 vdekje me COVID-19.

Ndërsa, nga 6,882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20,675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,110,286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399,341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 13,473.