COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njofton tutje MSH.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në njoftim.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës. Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSH, sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 230.