14 raste të reja me COVID-19, Komuna e Vushtrrisë nuk i hap shkollat e i mbyll xhamitë

Nga 19 raste që kanë rezultuar sot pozitivë me COVID-19, 14 janë nga komuna e Vushtrrisë dhe tre të tjerë janë shëruar.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se Shtabi Emergjent dhe Drejtoria komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me coronavirusin e ri, të mos hapen shkollat për klasën e 9 dhe që mësimi të vazhdojë online.

Gjithashtu është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.

“Të gjitha rastet me Covid 19 me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal. Shtabi Emergjent dhe DKA kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me Covid 19 të mos hapen shkollat për klasën e 9 por të vazhdojë mësimi online”, thuhet në komunikatën e Komunës së Vushtrrisë në rrjetin social “Facebook”.

Rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i Poshtëm dhe 1 rast Reznik.