14 raste pozitive me coronavius në Komunën e Rahovecit

Në komunën e Rahovecit kanë dalë 14 raste pozitive me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Nga 17 mostra, 14 prej tyre kanë dal pozitiv dhe të gjithë janë raste pozitive. Rastet pozitive janë raste konakti me dy infermieret në Spitalin e Prizrenit.

Lexoni postimin e plotë të kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi:

Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.

Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët.

Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë.