Qeveria Kurti- Foto:ZKM

14 prilli caktohet si 'Dita Memoriale e të Mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë'

Qeveria ka miratuar të mërkurën vendimin përmes të cilit data 14 prill, caktohet “Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë”.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se në “në bashkërendim me presidenten Osmani propozojmë caktimin e 14 prillit si Ditë Memoriale për të Mbijetuarat e dhunës seksuale”.