14 persona të shëruar sot në Kosovë nga coronavirus, numri arrin në 52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 14 persona janë shëruar nga coronavirus.

Zgjerohet harta me të prekur me coronavirus, Ferizaj 18 rastë të konfirmuara pozitive

Gjithashtu IKSHP ka njoftuar se 23 raste të reja janë konfirmuar si të infektuar me coronavirus. 18 raste janë lajmëruar në Komunën e Ferizajt, më saktësisht 8 në fshatin Sazli, 3 në Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare.

Dy raste të reja janë regjistruar në Viti, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në Prishtinë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shënedetësisë Publike, vetëm sot 189 mostra janë testuar për coronavirus.

IKSHP ka thënë se të konfirmuarit janë raste kontakti.

“ Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, ka njoftuar IKSHP.

Gjithashtu sipas IKSHP-së, sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52).

Nga data 08 shkurt deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 10 prill 2020 gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.176 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.