Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

14 persona me COVID19, vdiqën gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë vdekur e që kanë qenë të prekur me SARS-CoV-2.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 53 vjeçar nga Suhareka.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Instituti ka bërë të ditur se nga 4,742 mostrave të marrura në terren 685 kanë rezutluar pozitiv përderisa 788 persona të tjerë janë shpallur të shëruar.

Coronavirusi është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.