14 mijë e 220 insulinave u skadon afati në depon e Ministrisë së Shëndetësisë

Në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë u kishte skaduar afati 14 mijë e 220 insulinave në vlerë prej 36,261 euro.

Sipas Auditorit, Ministria e Shëndetësisë kryen blerjen e barnave për nivelin parësor dhe është përgjegjëse për menaxhimin e tyre.

Sipas zyrtarëve të Divizionit të Farmacisë në ministri barnat nuk janë shpërndarë në mungesë të kërkesës nga njësia kërkuese.

Skadimi i afatit të barnave ka ndikuar në humbje financiare për ministrinë, gjithashtu do të ketë kosto shtesë në asgjësimin e tyre.

Kujtojmë se Kosova është përballur me mungesë të insulinave për një periudhë afërsisht gjashtë mujore.

Ministria e Shëndetësisë nuk kishte arritur të kryente blerjen e planifikuar të insulinave për shkak se tenderit i ishte bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Institucionet shëndetësore në Kosovë pa insulina, qytetarët detyrohen të gjejnë zgjidhje jashtë kufijve

Fillon shpërndarja e insulinave nëpër QKMF