14 anëtarë synojnë bordin e RTK-së

Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën plenare ku pritet të emërojë shtatë anëtarë të bordit të RTK-së.

Për pesë vende të shumicës shqiptare për anëtarë të bordit të RTK-së janë propozuar Ejup Gojnvoci, Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Albinot Maloku, Petrit Musolli, Labinot Vata, Arlinda Azemi, Bajram Mjeku, Arian Krasniqi, Arsim Cubolli.

Për komunitetin serb janë propozuar Ivan Radulovic e Stefan Filipovic, ndërsa për komunitetet joshumicë janë propozuar Amanda Toska dhe Ramce Kasi.

Anëtarët e bordit të RTK-së kanë mandatat tre vjeçar/RTK/