Ilustrim

Edhe 136 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në rezultatet e testimeve të fundit ka njoftuar edhe për 136 të shëruar nga COVID-19, duke rritur numrin total të të shëruarëve në 3,505.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,804”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShP, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej 181 kanë rezultuar pozitive.