13-vjeçarja kineze shpenzoi rreth 64 mijë dollarë nga kursimet e prindërve të saj në video-lojëra

Një vajzë 13-vjeçare në Kinë i ka shpenzuar rreth 64 mijë dollarë nga paratë e prindërve të saj në video-lojëra në telefon këtë vit, duke ua zbrazur llogarinë e tyre të kursimeve pa dijeninë e tyre.

Gong Yiëang mësoi për shpenzimet në fund të majit pasi mori një telefonatë nga një mësues në shkollën e vajzës së saj, e cila shqetësohej se fëmija ishte i varur nga lojërat me pagesë, sipas Elephant News, një kanal televiziv rajonal në provincën Henan

Kur Gong kontrolloi llogarinë e saj bankare, ajo kuptoi se ajo kishte mbetur me një bilanc bankar prej vetëm 7 centë.

Më vonë zbuloi se nga janari deri në maj, vajza e saj kishte shpenzuar rreth 16,800 dollarë duke blerë llogari të lojërave dhe pothuajse 30 mijë dollarë për blerjet në lojë, sipas Elephant News. Vajza gjithashtu transferoi para për të paktën 10 shokë të klasës që donin të blinin produkte lojërash për veten e tyre, duke e çuar koston totale të qejfit disamujor të fëmijës në rreth 64 mijë dollarë.

Historia e zakoneve të shpenzimeve të vajzës në fjalë u bë virale në Kinë në fund të majit, duke marrë më shumë se 140 milionë shikime në weibo, versioni kinez i Twitter-it, sipas të dhënave të para nga Insider.

Varësia nga lojërat mes të rinjve në Kinë është aq e përhapur sa ky vend ka vendosur kufizime në internet për adoleshentët dhe fëmijët. Adoleshentët në Kinë nuk duhet të luajnë video-lojëra për më shumë se tre orë në javë, një objektiv ky për të cilin qeveria kineze thotë se është duke shkuar në rrugën e duhur./Insider