13 viktima dhe 601 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

13 qytetar kanë vdekur me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar autoritetet. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 501 testime të realizuara 601 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 304 pacientë të shëruar nga koronavirusi.