COVID-19, LAJM I FUNDIT

13 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë, nga coronavirusi kanë vdekur 13 persona.

Ndërkaq, një ditë më parë në vend nga coronavirusi janë shënuar 14 vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 590 raste nga 41 mijë e 615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.