COVID19 - Ilustrim - KALLXO

13 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka regjistruar numër më të ulët infeksionesh me COVID-19 krahasuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë vetëm 13 raste të reja pozitive, prej tyre, 11 në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Në Shqipëri janë 266 persona aktiv me COVID-19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitiv 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar./ 21 Media