COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

13 raste pozitive me COVID-19 për 24 orë

13 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2 në Kosovë, nga 1 mijë e 162 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjeve me coronavirus.

“Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 820”, thuhet në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në Kosovë janë 324 raste aktive me COVID-19.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 161 mijë e 115 raste pozitive, prej tyre 2 mijë e 984 kanë vdekur.

Sa i përketë vaksinimit, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 999 doza të vaksinave anti-COVID.

Deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 764 mijë e 443 qytetarë, përderisa janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.