COVID-19, LAJM I FUNDIT

13 komunat që shënuan raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 525 mostra kanë rezultuar 47 raste pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste.

Nga rezultatet e publikuara sot, komuna e Prishtinës prin me 17 raste.

Ndërkaq rastet tjera janë shënuar në: komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.