13 kandidatë synojnë pozitën e anëtarit të bordit të RTK-së

14 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e anëtarit të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të bordit të RTK-së, nga radhët e komunitetit shqiptar sot ka bërë shqyrtimin e listës se kandidatëve.

Gjatë shqyrtimit të kësaj liste, komisioni ka vendosur që njëra kandidatë të diskualifikohet për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Besnik Aliu; Gani Pireva; Valon Latifi; Mehmet Kalisi; Sejdi Rexhepi; Naim Berisha; Kushtrim Palushi; Petrut Çollaku; Altin Kajtazi; Naile Demiri; Rifat Kelmendi; Sadik Ahmetaj dhe Valmira Baruti janë kandidatët për anëtar të bordit të RTK-së.

Kryetari i komisionit ad-hoc, Fitim Haziri tha se Lista Serbe dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë paraqitur asnjë anëtarë për komisionin përzgjedhës.

Ky komision me shumicë votash ka vendosur që disa kandidatë të cilët nuk e kanë sjellë certifikatën e linjës ose dëshminë që nuk janë nën hetime më të vjetër se gjashtë muaj, të kenë mundësi që t’i sjellin ato deri në ditën e intervistës.

Komisoni vendosi gjithashtu që intervistat të fillojnë të hënën.