120 euro pako mbështetje për fëmijët e porsalindur në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë një propozim për mbështetje të fëmijëve të posalindur në Vushtrri.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit Komunal në Vushtrri që të miratoj propozim politikën e re nga qeverisja komunale.

“I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratoj propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur e ku synohet të blihet një shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit”, thuhet në postimin e Tahirit.

Ai tutje ka shkruar se në bazë të vlerësimeve, janë afër 600 lindje në vit në qytetin e Vushtrrisë, prandaj sipas Tahiri kjo masë pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72 mijë euro.

“Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njejtë”, ka shkruar Tahiri.