
Ilustrim Screenshot: Policia e Shtetit/Facebook
12-vjeçari posedonte armë zjarri dhe e qarkullonte me të, policia e identifikon dhe ia arreston edhe babanë
Policia e Shtetit ka shoqëruar një 12-vjeçar nën dyshimin se i njëjti ishte lokalizuar dhe u zu me armë deri sa po qarkullonte nëpër rrugë.
Informacionin policia e kishin marrë një disa qytetarë që kishin parë të miturin me armë deri sa qarkullonte rrugëve me të.
Më pas i njëjti ishte lokalizuar nga policia dhe gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.
Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.
12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.