12-vjeçari në Skenderaj gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro në të, e dorëzon në Polici

Një 12-vjeçar nga Skenderaj mbrëmë, më 06.08.2024, ka gjetur një portofol me 2 mijë e 500 euro në të.

Portofolin e gjetur i mituri më pas e dërgoni në stacionin e Policisë së Kosovës në këtë qytet.

Veprimi i djalit bëri të mundur që parat e dokumentet personale t’iu dorëzohen pronarit.

“Shembull i mirë i qytetarit 12-vjeçar B. A .nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj” – tha Policia.

Tutje shtoi se zyrtarët policor kanë verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2 mijë e 500 eurove.

“Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin” – tha PK.

Tutje u shtua se Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.