Foto: Ilustrim

12 vetura të përfshira në 3 aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tri aksidente kanë ndodhur në një distancë prej një kilometri në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjithsej 12 vetura që janë aksidentuar.

Detaje lidhur me të lënduar ende nuk ka.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri),  në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.