12 të vdekur pas rënies së teleferikut në Itali (FOTO)

Të paktën 12 njerëz kanë vdekur pasi një teleferik ra në një mal afër Liqenit Maggiore në Italinë Veriore.

Aksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik i Stresa-s deri në malin aty pranë Mottarone në rajonin e Piemonte, raporton BBC.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin që ka ndodhur në një zonë të pjerrët me pyje.

Zyrtarët thanë se dy fëmijë, të moshës pesë dhe nëntë vjeç, u morën nga vendi i ngjarjes me helikopter dhe u dërguan në një spital të Torinos.

Në njoftimin e fundit që konfirmon numrin e personave të vdekur, zyrtarët e shpëtimit alpin paralajmëruan se numri i përgjithshëm i viktimave mund të rritet akoma më tej.

Media lokale raporton se një numër shërbimesh, përfshirë policinë dhe zyrtarët e zjarrfikësve, janë në vendngjarje.

Shkaku i incidentit mbetet i paqartë, por raportet lokale sugjerojnë që kabllo që mbante atë mund të jetë dëmtuar rreth 300 metra nga maja e malit.

Foto: BBC
Foto: BBC