
Foto: Pixabay
12 të vdekur nga monoksidi i karbonit në një resort të skijimit në Gjeorgji
Dymbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me monoksid karboni në një vendpushim të skijimit në Gjeorgji, ka njoftuar Policia – raporton BBC.
Trupat e 11 shtetasve të huaj dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një bujtinë mbi një restorant në Gudauri, vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skijimit në ish-shtetin sovjetik.
Policia njoftoi se “testet paraprake nuk tregojnë ndonjë gjurmë dhune në trupa” dhe dukej se ishte një aksident – njoftoi Agjencia e lajmeve AFP.
Një gjenerator me naftë ishte ndezur pasi ndërtesa mbeti pa energji elektrike të premten, më 13.12.2024 – shtuan oficerët.
Trupat u zbuluan të shtunën, më 14.12.2024, në katin e dytë të një ndërtese ku ndodhet një restorant indian.
Autoritetet kanë hapur një hetim për ngjarjen dhe identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.
Gudauri është destinacion i njohur turistik për të apasionuarit pas skijimit dhe snoubordit, me një sërë aktivitetesh sportive dimërore për vizitorët e të gjitha niveleve.
Historia e saj daton në shekullin XIX, kur njihej si pikë tregtare në rrugën e lashtë ushtarake gjeorgjiane, e cila lidh Rusinë me Gjeorgjinë.
Gudauri shtrihet në Malet e Kaukazit në rajonin Mtskheta-Mtianeti, në rreth 2.200 metra lartësi mbidetare dhe rreth 120 kilometra në veri të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com