CoVid-19 - Të shëruar

12 të shëruar sot nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot janë shëruar edhe  12 pacientë nga COVID-19.

Ndërsa numri i të shëruarve në total tash është 841 pacientë, dhe aktualisht në Kosovë janë 199 raste aktive me COVID-19.

Në Kosovë janë shënuar edhe 30 viktima me COVID-19, nga totali prej 1,070 persona të prekur nga pandemia Coronavirusit.

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja, nga 220 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë raste kontakti,  Komuna e Vushtrrisë ka 5 raste të reja që të gjitha nga fshati Stanovc, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Komunën e Obiliqit me vendbanim në Llazarevë

Rezultatet e 220 testimeve për COVID-19