Foto: Facebook

12 të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 12 të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë nga 55 të infektuar që po trajtohen në këtë spital.

Nga personeli i spitalit janë të infektuar pesë mjekë, 13 infermierë dhe dy punëtorë nga personeli jo mjekësor.

5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 30 të infektuar gjenden në oksigjeo-terapi.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 7 lindje, 6 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit 187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,869 analiza,  ndërsa janë kryer 2 operacione.