COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

12 raste të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Po ashtu IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive.

Ndërsa janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618.