COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

12 raste pozitive për 24 orë, asnjë i vdekur

12 mostra kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga 1 mijë e 559 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus.

“Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 743”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në nivel vendi janë 323 raste aktive me SARS-CoV-2.

Në raportin 24 orësh të MSh-së, thuhet se janë dhënë 1 mijë e 627 doza të vaksinave kundër coronavirusit, përderisa nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1.6 milion doza të vaksinave anti-COVID.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person cilësohet i vaksinuar komplet në momentin që i merr dy doza të vaksinave anti-COVID, në Kosovë deri më tani të vaksinuar me dy doza janë 759 mijë e 134 qytetarë.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në nivel vendi janë regjistruar 161 mijë e 49 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 983 kanë vdekur.

Greva ‘i shtynë’ rastet me COVID-19, nuk publikohen në orarin e përcaktuar