12 persona të prekur me COVID-19 vdiqën brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.