Ilustrim

12 muaj kohë shtesë për të aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se aplikuesit  kanë edhe 12 muaj kohë shtesë  për të aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas ministrisë, afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje do të vazhdohet deri më 4 shtator 2021.

Një prej arsyeve për këtë vendim, sipas ministrisë, është edhe situata me pandeminë.

“Duke parë situatën në terren, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi”, thuhet në njoftim.